Rusia nis të konfiskojë kompanitë e huaja, Renault bëhet pronë e shtetit rus! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia nis të konfiskojë kompanitë e huaja, Renault bëhet pronë e shtetit rus!

    Insajderi
    16 May 2022 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ruse njoftoi në fillim të marsit se do të konfiskonte asetet dhe pronat nga kompanitë e huaja që ndaluan prodhimin në Rusi pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

    Kremlini tani ka filluar të veprojë. Asetet e degës ruse të prodhuesit të makinave Renault do të bëhen pronë e shtetit rus, shkruan Indeksonline.

    Tani e tutje, 100 për qind e aksioneve në sipërmarrjen e përbashkët “CJSC Renault Rusia” janë në pronësi të qeverisë në Moskë.

    Federata Ruse do të zotërojë 67.69 për qind të aksioneve të koncernit të automobilave AvtoVAZ, ndërsa aksionet e mbetura do të zotërohen nga kompania shtetërore ruse Rostec.

    AvtoVAZ do të marrë përsipër mirëmbajtjen e automjeteve Renault në të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark