Rusia nuk do ta transmetojë Eurovizionin - Insajderi
×
Kulturë

Rusia nuk do ta transmetojë Eurovizionin

Insajderi
13 April 2017 - 20:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, Channel One – Televizioni rus i cili për vite me radhë e ka transmetuar Eurovizionin për shikuesit në Rusi, ka deklaruar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Problemet e mëdha mes Rusisë dhe Ukrainës e kanë politizuar tashmë jashtë mase garën muzikore evropiane – Eurovizionin.

Kjo ndodhë pasi Ukraina e ka ndaluar hyrjen e këngëtares ruse në territorin e saj, pasi Eurovizioni këtë vit mbahet në Ukrainë. Channel One thotë se edhe pse ka pranuar ankesë nga Unioni i Transmetuesve Evropianë dhe vetë organizatorët e Eurovizionit, ky festival nuk do të transmetohet në këtë platformë televizive, shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, organizatorët e Eurovizionit po kërcënojnë se do ta përjashtojnë përgjithmonë nga gara Ukrainën pasi këtë vit ia ka ndaluar hyrjen në shtet këngëtares përfaqësuese ruse, Yulia Samoilova.

Eurovizioni do të mbahet muajin tjetër në Kiev të Ukrainës.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark