Paralajmërimi i Rusisë vjen pasi Uashingtoni është duke konsideruar opsionet në Siri përderisa forcat siriane dhe ruse vazhdojnë të bombardojnë nga ajri por edhe të sulmojnë në terren zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të qytetit të Alepos.
Zëdhënësjae ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova ka paralajmëruar se ndryshimi i regjimit në Siri mund të lë boshllëk që “terroristët” shpejt ta shfrytëzojnë atë.
Në sulmet e sotme në Alepo, sipas grupit monitorues, avionët luftarakë sirianë kanë hedhur bomba fuçi në njërën prej spitaleve më të mëdha në Alepo, duke e shkatërruar tërësisht atë.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë sot se të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga bombardimet e avionëve akoma të paidenfitikuar.
Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë përshkallëzuar që prej prishjes së armëpushimit në Siri muajin e kaluar.