Rusia përcjell bombarduesin amerikan mbi Detin Baltik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia përcjell bombarduesin amerikan mbi Detin Baltik

    Insajderi
    06 June 2017 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia thotë se njëri prej aeroplanëve të saj luftarakë e ka interceptuar një bombardues të Shteteve të Bashkuara, që fluturonte afër kufirit rus në Detin Baltik.

    Ministria e mbrojtjes e Rusisë, më tutje, ka kumtuar se aeroplani luftarak rus i tipit, Su-27, është dërguar në hapësirë sot në mëngjes, pasi radari rus ka detektuar se një aeroplan po fluturonte përgjatë kufirit të Rusisë mbi ujërat ndërkombëtarë të Detit Baltik.

    Aeroplani ishte identifikuar si bombardues strategjik amerikan, B-52, dhe ishte përcjellë derisa e kishte marrë kursin më larg nga kufiri rus.

    Kjo përcjellje e aeroplanëve luftarakë po bëhet në periudhën kur raportet ndërmjet Moskës dhe perëndimit kanë arritur në pikën më të ulët të paparë prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2014, për mbështetjen e Moskës ndaj separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës dhe për çështje të tjera.

    Në muajin maj, ushtria e Shteteve të Bashkuara pat njoftuar se aeroplanët e saj i ineterceptuan dy aeroplanë rusë të tipit Tu-95, bombardues me kapacitet atomikë, që fluturonin së bashku me dy aeroplanë luftarakë afër bregdetit të Alaskës, shkruan REL.

    Po ashtu, në muajin shtator, një aeroplan luftarak rus fluturoi afër një aeroplani vëzhgues të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ndërsa zyrtarët amerikanë vlerësuan se ky ishte një afrim i rrezikshëm mbi Detin e Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark