Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë

    Insajderi
    30 May 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

    “Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

    Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    KFOR tha të martën se tre ushtarë janë plagosur me armë zjarri dhe se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”.

    Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave. / REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark