×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia përgatit raketën e re hipersonike

    Insajderi
    30 March 2021 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria ruse njoftoi se do të testojë një raketë të re hipersonike në detin Barenc, në një kohë kur fuqitë e mëdha botërore janë përfshirë në një lloj për të të treguar kush zotëron armët më të fuqishme që do të përcaktonin fatin e fushëbetejave të së ardhmes.

    Flota veriore ruse, që operon në Arktik dhe në oqeanin Atlantik, njoftoi se fregata “Admiral Gorshkov” është dërguar për testimin e raketave Tsirkon, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass. “Ekuipazhi i ‘Admiral Gorshkov’ është dislokuar në detin Barenc ku do të praktikojë disa element nga një kurs luftarak trajnimi e kryejë lëshime të raketave në fjalë dhe armëve të artilerisë kundër shënjestrave në det”, thuhet në deklaratë.

    Fregata më pas do të kthehet në bazë, në Severomorsk, pranë qytetit të Murmanskut në Rusinë veriperëndimore. “Admiral Gorshkov” konsiderohet si një prej anijeve më të avancuara të flotës veriore ruse dhe testimi raketave hipersonike, Tsirkon nga ana e saj dëshmon rëndësinë që po i kushtohet modernizimit të marinës ruse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark