“Rusia po dështon”/ 50 mijë ushtarë janë vrarë ose plagosur nga fillimi i luftës në Ukrainë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Rusia po dështon”/ 50 mijë ushtarë janë vrarë ose plagosur nga fillimi i luftës në Ukrainë

    Insajderi
    17 July 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka humbur më shumë se 30% të kapacitetit të saj luftarak tokësor në Ukrainë, sipas Admiralit Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes për Mbretërinë e Bashkuar.

    “Ata janë absolutisht të qartë se planifikojnë të rivendosin të gjithë territorin e tyre përsa i përket Ukrainës dhe shohin një Rusi që po lufton, një Rusi që ne vlerësojmë se ka humbur më shumë se 30% të efektivitetit të saj luftarak tokësor. Kjo do të thotë se 50,000 ushtarë rusë që ose kanë vdekur ose janë plagosur në këtë konflikt, gati 1,700 tanke ruse të shkatërruara, gati 4,000 automjete të blinduara luftarake që i përkasin Rusisë të shkatërruara”, tha ai.

    “Rusia e filloi këtë pushtim me ambicien për të marrë të gjithë Ukrainën, Rusia kishte ambicien të merrte qytetet në 30 ditët e para, Rusia kishte ambicien për të krijuar përçarje dhe për të ushtruar presion ndaj NATO-s – kjo është Rusia si një sfidë për rendin botëror, Rusia po dështon në të gjitha ato ambicie, Rusia është një komb më i vogël se sa ishte në fillim të shkurtit”, u shpreh Radakin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark