
Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke përdorur bomba vakumi, transmeton Insajderi.
Bombat vakum, të njohura edhe si ‘armë termobarike’, janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë dhe përdorimi i tyre është i ndaluar sipas Konventave të Gjenevës.
Por, çfarë është një bombë vakum dhe cila është fuqia e saj?
Këto lloje të bombave, shpërthejnë në ajër dhe veçohen me avullimin e tërësishëm të trupave të njerëzve duke i copëtuar organet e brendshme. Këtë lloje të bombave qytetet e mëdha mund t’i kthejnë në rrënoja
Megjithatë, përdorimi këtyre bombave në konfliktin në Ukrainë ende nuk është vërtetuar plotësisht. Por fotografitë tregojnë se automjetet ruse TOS-1, posedojnë raketa termobarike.
Nga ana tjetër, ambasadori i Ukrainës në SHBA, e akuzoi Putinin për përdorimin e një bombe termobarike përdorimi is ë cilave është i ndaluar, sipas një marrëveshjes ndërkombëtare të quajtur Konventa e Municioneve Thërrmuese (CCM).
Rusia, po ashtu është duke u akuzuar për përdorim e një arme që lëshon bomba të njëpasnjëshme në një zonë, përdorimi is ë cilave po ashtu është i ndaluar.
Ndërkaq, Amnesty International njoftoi se ky lloj i armës ka shkatërruar një shkollë në Okhtyrka, duke vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë./InsajderI/