Insajderi
Botë

“Rusia po pëson humbje” deklarata e papritur e Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë

Insajderi
24 February 2022 - 09:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rusia po pëson humbje” deklarata e papritur e Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një deklaratë thuhej se forcat e saj po numërojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

Po ashtu, Ministria tha se nuk kishte “asnjë humbje midis mbrojtësve të Ukrainës”.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke përdorur të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po numërojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së shpërndarë në rrjetin social “Whatsapp”.

“Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje.”, thuhej tutje, raporton CNN.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark