Rusia: Pranimi i Malit të Zi në NATO – thellësisht i gabueshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia: Pranimi i Malit të Zi në NATO – thellësisht i gabueshëm

    Insajderi
    13 April 2017 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme e Rusisë sot ka vlerësuar se pranimi i Malit të Zi në NATO është lëvizje “thellësisht e gabueshme”, që krijon ndarje në Evropë.

    Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta nënshkruar pranimin e Malit të Zi në NATO, “reflekton logjikë të konfrontimit në kontinetin evropian dhe krijon linja të reja ndarëse”, tha kjo ministri nëpërmjet një kumtese.

    Nga ana tjetër, presidenti Trump mbrëmë vonë në Uashington, tha se prej themelimit të saj, NATO-ja e ka dyfishuar numrin e shteteve anëtare, përfshirë tash edhe Malin e Zi.

    “Prej vitit 1949, shtetet anëtare të NATO-s janë shtuar më tepër se dy herë, duke u rritur prej 12 në 28. Të hënën unë e nënshkrova protokollin për ta miratuar të 29-tin: vendi i Malit të Zi”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

    Popullata e Malit të Zi në Detin Adriatik, është kryesisht e përbërë nga sllavët ortodoksë dhe Moska për një kohë të gjatë konsiderpon se është në sferën e saj të interesit, raporton agjencia AFP.

    Për shkak të procedurave, Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s në fund të këtij viti, me ç’rast do të përforcohet prania e aleancës veri-atlantike në Ballkan, pasi tash shtete anëtare janë Shqipëria, Kroacia dhe Greqia.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark