Rusia reagon kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia reagon kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

    Insajderi
    03 April 2017 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se shteti i Kosovës tentoi të krijonte ushtri në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Të hënën, Ministria e Punëve të Jashtme ruse deklaroi se Moska e konsideron të papërgjegjshme iniciativën për të krijuar Forcat e Armatosura të Kosovës, pasi që ajo është në kundërshtim me marrëveshjen ekzistuese, raporton Sputnik.

    “[Ne] i kemi kushtuar vëmendje fjalëve të ambasadorit amerikan në Prishtinë Greg Delawie lidhur me mbështetjen e Uashingtonit nga një iniciativë për krijimin e forcave të armatosura të vendit të vetëshpallur ‘Republika e Kosovës’ me kusht se kjo do të ndodhte nëpërmjet miratimit te amendamenteve në ‘kushtetutën’ e Kosovës. Ideja e transformimit të forcave të sigurisë së Kosovës në një forcë të drejtë dhe të fortë është ushqyer nga autoritetet e Prishtinës gjatë viteve të fundit,” tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

    Zakharova po ashtu tha se autoritetet Kosovare janë duke provuar të krijojnë jashtëligjshëm Ushtrinë e Kosovës.

    “Fakti kryesor është se ky veprim është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, për shkak se ajo bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,  duke e parashikuar praninë e forcave ushtarake në rajon vetëm në bazë të Këshillit të Sigurimit, përkatësisht Forcës së Kosovës [KFOR], ë përbërë kryesisht nga njësitë e shteteve anëtare të NATO-s,” shtoi Zakharova.

    Sipas Zakharovas, “ një hap i tillë do ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm nga pikëpamja e sigurisë në rajon dhe në kontinentin e Evropës si tërësi.” /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark