Rusia rrëzon pretendimet e Ukrainës: Na keni vrarë vetëm 500 ushtarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia rrëzon pretendimet e Ukrainës: Na keni vrarë vetëm 500 ushtarë

    Insajderi
    02 March 2022 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për herë të parë ka dhënë shifrat për ushtarët e vrarë gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.

    Ky institucion tha se 498 ushtarë rusë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani, raportuan mediat ruse.

    Shifra e prezantuar nga Rusia është shumë më e ulët sesa ajo që ka prezantuar Ukraina. Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 forca ruse.

    Kievi nuk ka dhënë shifra për ushtarët ukrainas të vrarë apo të plagosur.

    Më herët shërbimet emergjente të Ukrainës thanë se mbi 2,000 civilë dhe dhjetë pjesëtarë të personelit të emergjencave janë vrarë deri më tani.

    Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark