Rusia shpall gjendje të jashtëzakonshme në ishujt pranë Gadishulllit Kamchatka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia shpall gjendje të jashtëzakonshme në ishujt pranë Gadishulllit Kamchatka

    Insajderi
    30 July 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ishujt Kuril të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

    Qyteti kryesor në ishuj, porti i peshkimit Severokurilsk, u godit nga disa valë cunami dhe u përmbyt, shkruan Sky News.

    Ishujt ndodhen në jug të Gadishullit Kamchatka, i cili ishte epiqendra e tërmetit.

    Valë që kalonin tre metra të larta goditën Severokurilskun, thanë zyrtarët.

    Ishujt janë një pikë mosmarrëveshjeje me Japoninë, e cila pretendon të drejta territoriale mbi katër prej tyre.

    Bashkimi Sovjetik i pushtoi ishujt në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

    Mosmarrëveshja i ka penguar vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark