“Rusia sulmoi një qytet të Bjellorusisë, po provokon” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    “Rusia sulmoi një qytet të Bjellorusisë, po provokon”

    Insajderi
    11 March 2022 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca ajrore ukrainase ka deklaruar se ka parë avionët rusë të qëllojnë në një qytet në Bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën.

    Kyiv beson se sulmi i supozuar, i cili erdhi nga hapësira ajrore ukrainase, ishte në një përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.

    Sulmi thuhet se ka ndodhur në orën 14:30 me orën lokale (12:30 GMT).

    Pretendohet se avionët rusë fluturuan nga aeroporti i Dubrovytsya në Bjellorusi, hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas qëlluan mbi qytet.

    Në deklaratë thuhej: “Ky është një provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!” /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark