Rusia sulmon një nga portet më të mëdha të Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia sulmon një nga portet më të mëdha të Ukrainës

    Insajderi
    24 February 2022 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia sulmon një nga portet më të mëdha të Ukrainës

    Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është duke u sulmuar fuqishëm, me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut – të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.

    Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark