Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka thënë homologut të tij nga Katari Mohammed bin Abdulrahman Al Thani se Moska do të bëjë përpjekje për të zgjidhur krizën e përshkallëzuar ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini gjatë kësaj jave kanë ndërprerë të gjitha marëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar këtë vend se toleron, madje me mbështejen e saj edhe inkurajon grupet ekstremiste, përfshirë edhe degën siriane të Al-Kaedës.
“Rusia mban kontakte me shumicën e pjesëmarrësve të procesit në vijim. Çdo gjë që mund të bëjë Rusia në pajtueshmëri, në interes të palëve të përfshira, ne do të përpiqemi ta bëjmë”, ka thënë Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov të shtunën në Moskë u takua me homologun e tij nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.