Rusia është pajtuar për armëpushim prej 48 orësh në Alepon e rrethuar, pasi një video tmerruese e një djaloshi të plagosur sirian nga sulmi ajror, është transmetuar në Internet gjatë ditës së djeshme.
Pamja e djaloshit të lënduar dhe të këputur nga lodhja në ulësen e auto ambulancës, paraqet tmerrin që e ka përfshirë qytetin Alepo në Siri, që është bazë e kryengritësve.
Ky qytet për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.
“Ky djalosh i vogël asnjëherë nuk ka pasur një ditë në jetën e tij pa luftë, vdekje, shkatërrim dhe varfëri, në vendin e vet”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.