Rusia vazhdon tensionet, edhe një shtet i NATO's raporton se është futur në territorin e tyre droni rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia vazhdon tensionet, edhe një shtet i NATO’s raporton se është futur në territorin e tyre droni rus

    Insajderi
    14 September 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rumania ka dënuar fuqishëm hyrjen e një droni rus në hapësirën ajrore romune gjatë sulmeve kundër Ukrainës fqinje, duke thënë se veprimet e Moskës paraqesin një “sfidë të re” për sigurinë e Detit të Zi.

    Polonia kishte denoncuar veçmë ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën e saj ajrore javën e kaluar, duke i bërë thirrje Moskës të shmangë “provokime” të mëtejshme. Avionët luftarakë polakë u ngritën në ajër të shtunën në përgjigje të sulmeve të reja me dronë rusë pak mbi kufirin në Ukrainë, raporton The Guardian.

    Rumania, anëtare e NATO-s, ka bërë të ditur se copëza droni të rrëzuara ishin rrëzuar në territorin e saj që kur Moska pushtoi Ukrainën, veçanërisht pasi Rusia shpeshtoi sulmet ndaj porteve ukrainase, përcjell Insajderi.

    Në një deklaratë pas hyrjes së dronit të shtunën, ministria e mbrojtjes e Rumanisë tha se “dënon fuqimisht veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përfaqësojnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi“.

    Shtoi se “incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për të drejtën ndërkombëtare”.

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se incidenti ishte “i papranueshëm” dhe akuzoi Moskën për një “përshkallëzim të pamatur”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark