Rusia vendos sistem raketor në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia vendos sistem raketor në Siri

    Insajderi
    05 October 2016 - 00:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka vendosur një sistem antiraketor S-300 në bazën e saj detare në Tartus të Sirisë.

    Në deklaratën e lëshuar të martën, ministria tha se sistemi ka për qëllim “të garantojë sigurinë e bazës” nga ajri.

    Sistemi S-300 është i projektuar për të goditur aeroplanë dhe raketa balistike.

    “Më lejoni t’ju kujtoj se S-300 është sistem krejtësisht mbrojtës dhe nuk paraqet kërcënim për askënd”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

    Në Uashington, zëdhënësat e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes kanë kritikuar vendosjen, duke thënë se qëllimi i deklaruar i ushtrisë ruse në Siri është lufta kundër grupeve terroriste dhe se asnjë grup terrorist që operon atje nuk ka kapacitete për sulme ajrore.

    Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë të larta.

    Të hënën, Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë bisedimet me Rusinë për koordinimin e sulmeve ajrore kundër grupeve xhihadiste.

    Armëpushimi në Siri, i ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Moska, ka kolapsuar muajin e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark