“Rusofobia”: Pas votës së Serbisë kundër Rusisë në OKB reagon zëdhënësi i Putinit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Rusofobia”: Pas votës së Serbisë kundër Rusisë në OKB reagon zëdhënësi i Putinit

    Insajderi
    09 April 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB’së për të Drejtat e Njeriut për shkak të raporteve për shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut si rezultati i luftës dhe agresionit të paprecedent në Ukrainë.

    Pro përjashtimit të Rusisë ka votuar edhe një aleat tradicional i saj, Serbia, e cila pas kësaj vote u ankua se ka pasë “presion të jashtëzakonshëm”, sepse me vullnet të lirë do të abstenonte.

    Përveç Serbisë, pro votoi edhe Hungaria. Për këto dy shtete, Kremlini ka thënë se i mirëkupton, por se “presionin” ndaj tyre e sheh si të paprecedentë.  

    “Mbështetja e Hungarisë dhe Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është një shembull i detyrimit ndaj rusofobisë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Peskov tha se këtu nuk bëhet fjalë për mirëkuptim dhe falje, por për të kuptuar, siç tha ai, “situata të vështira, këtë presion dhe detyrim të paparë ndaj rusofobisë”, shkruan Izvestia.

    “E gjithë kjo po përjetohet nga të gjitha vendet që po përpiqen të marrin një pozicion të balancuar. Ne e kuptojmë këtë”, u tha Peskov gazetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark