Rutte: Evropianët të ndalojnë së shqetësuari për SHBA-në, ata janë me ne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte: Evropianët të ndalojnë së shqetësuari për SHBA-në, ata janë me ne

    Insajderi
    24 June 2025 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka bërë thirrjeve vendeve evropiane të “mos shqetësohen shumë” për SHBA-në dhe angazhimin e saj ndaj NATO-s.

    Duke folur për emërimin e Komandantit të ri Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Rutte është shprehur se shqetësimet për një tërheqje të mundshme të SHBA-së ishin të ekzagjeruara.

    “E dini çfarë ndodhi? Komandanti i ri Suprem u shpall, dhe herën e fundit që kontrollova pasaportën e tij, ishte amerikane. Pra, kjo nuk ndodhi.”

    Këtë deklaratë e bëri referuar emërimit të gjeneralit amerikan Alexus G. Grynkeëich në krye të komandës ushtarake të NATO-s në Evropë, si dëshmi se SHBA mbetet e angazhuar.

    Sipas The Guardian, Rutte tutje ka shtuar se duhet të ndalen shqetësimet dhe të rritet mbështetja për Ukrainën.

    “Mesazhi im për kolegët evropianë është: ndaloni së shqetësuari kaq shumë. Filloni të zbatoni planet e investimeve, të ngrini bazën industriale dhe të siguroni që mbështetja për Ukrainën të mbetet në nivele të larta. Kjo është ajo që duhet të bëni. Mos vraponi rreth e rrotull të shqetësuar për SHBA-në. Ata janë këtu, janë me ne.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark