Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

    Insajderi
    02 April 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.

    “Nuk e bëra një lidhje direkte me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, prandaj situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Rutte në një konferencë për media.

    Më tutje ai u shpreh se kërkuar nga serbët të punojnë për llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

    Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi.Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiq në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë Rutte.

    Në anën tjetër Rutte nuk e ka komentuar marrëveshjen për mbrojtje midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe asaj midis Serbisë dhe Hungarisë së fundmi.

    “Po ka shumë këso marrëveshje dypalëshe, trepalëshe, njashtu si ajo mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, dhe kjo tash që po vjen”, ka thënë Rutte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark