Rutte kërkon vazhdimin e dialogut me Beogradin: Duhet të zgjedhim diplomacinë para dhunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte kërkon vazhdimin e dialogut me Beogradin: Duhet të zgjedhim diplomacinë para dhunës

    Insajderi
    11 March 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me presidenten Osmani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për paqen në rajon.

    I pari i NATO’s ka garantuar se do të përgjigjen në çfarëdo sulmi që cenon sigurinë e vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo sulmi të sigurisë. NATO-ja do të vazhdoj të luaj rrolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këtë e bëjmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX”, tha ai.

    Rutte ka folur edhe për rëndësinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

     Ai ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdoj sepse është e vetmja zgjidhje.

    Sipas tij, dy shtetet duhet të zgjedhin diplomacinë para dhunës.

    Duhet të zgjedhim diplomacinë para dhunës. Në këtë drejtim NATO-ja do të vazhdoj të mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është e vetmja zgjidhje. Të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet për ta shtyrë këtë dialog. E kuptoj që nënkupton vendime të vështira por kjo duhet të parë më afatgjate“, ka deklaruar ai para mediave. /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark