Rutte: Prania e NATO-s demonstrim i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte: Prania e NATO-s demonstrim i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë në Kosovë

    Insajderi
    11 March 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka shkruar lidhur edhe me takimin që ka pasur sot me ushtarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.

    Ai tha se vizita e sotme në Kosovë ishte e shkëlqyeshme, duke theksuar se prania e NATO-s demonstron përkushtim për sigurinë e Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin X, Rutte shkroi se me krerët e shtetit diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

    “Vizitë e shkëlqyer sot, së bashku me partnerët kontribuues të trupave. Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. U takova gjithashtu me Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Rutte në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark