Rutte sot në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte sot në Tiranë

    Insajderi
    16 May 2025 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Aleancës Veri-Atlantike Mark Rutte do të vizitojë kryeqytetin shqiptar si pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi organizata më e fuqishme ushtarake me seli në Bruksel.

    Sekretari i përgjithshëm do të ketë takime të shumta dypalëshe, duke përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Liderët evropianë zbresin në Shqipëri të premten për një takim që sigurisht do të mbizotërohet nga lufta në Ukrainë.

    Samiti, duke përfshirë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, zhvillohet ndërsa Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e tyre të para të paqes që nga ditët e para të konfliktit. Tema të tjera do të përfshijnë sigurinë, demokracinë dhe migrimin.

    Tashmë për vizitë në Tiranë ndodhet kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sot u prit nga kryeministri Edi Rama. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark