Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të të ShBA-të Donald Trump, pas betimit.
Rutte tha se me kthimin e Trumpit, do të përshpejtohen shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje.
“Së bashku, mund të arrijmë paqe përmes forcës”, deklaroi Rutte.
Ndërkaq, edhe presidentja e Kosovës e ka uruar Donald Trumpin, për rimarrjen e detyrës në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo përmes një letre të dërguar në adresë të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara u shpreh se Kosova është vendi më proamerikan në botë.