Me rastin e përvjetorit të këngës hit “Counting Stars”, kompozitori, producenti dhe këngëtari i OneRepublic, fitues tre herë i çmimit Grammy, Ryan Tedder përdori Galaxy Buds2 Pro të Samsung për të finalizuar versionin e ri të këngës, të prezantuar së fundmi.
“Kur jam në studio duke dëgjuar këngë si ‘Counting Stars’, i dëgjoj ato përmes altoparlantëve profesional. Por kur më lindi ideja për të sjellë një version të ri të kësaj kënge, ishte thelbësore për mua të dilja nga studio dhe të përjetoja ndjesit e një dëgjuesi, “tha Tedder. “Duke përdorur Galaxy Buds2 Pro, unë munda të përfytyroja çdo version të këngës pikërisht ashtu siç do ta dëgjonin fansat tanë dhe jam I bindur se dëgjuesit do ta pëlqejnë këtë version po aq sa unë.”
Galaxy Buds2 Pro është ndërtuar, duke pasur në fokus, si adhuruesit e muzikës ashtu edhe krijuesit e saj. Me tingull Hi-Fi 24-bit të nivelit profesional për diapazon të lartë dinamik dhe rezolucion audio të qartë. Kodiku i ri Samsung (SSC HiFi) dhe altoparlanti i ri koaksial me dy drejtime janë elementë të domosdoshëm për transferime pa ndërprerje dhe zë më të pasur. Plus, përdoruesit mund të vendosin EQ të personalizuar përmes aplikacionit Galaxy Wearable për një përvojë dëgjimi të personalizuar. Anulimi aktiv i zhurmës e bën dëgjimin edhe më zhytës dhe kur përdoruesit duan të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre, tingulli i ambientit lejon të dëgjoni qartësisht çfarë ndodh rreth tyre pa kompromentuar cilësinë e audios.
Nga profesionistët e industrisë muzikore, si Ryan Tedder tek dëgjuesit e përditshëm, Galaxy Buds2 Pro ofron gjithçka që kërkojnë dëgjuesit në një përvojë audio me valë. Të dizajnuara në mënyrë ergonomike, Galaxy Buds2 Pro janë të vogla, të lehta dhe kanë një përshtatje të rehatshme. Gjithashtu, përdoruesit mund ti marrin Buds2 Pro kudo dhe të shijojnë muzikë, telefonatat dhe argëtimin ashtu siç është menduar të dëgjohet.
“Versioni i ri i këngës ‘Counting Stars’ nga Ryan Tedder, i cili përdori Galaxy Buds2 Pro të Samsung, ilustron angazhimin e Universal Music Group ndaj markave për të shfrytëzuar fuqinë e muzikës dhe kulturës. Ky partneritet demonstron mundësitë e pakufishme që lindin kur krijimtaria takohet me teknologjinë më të fundit, “tha Naomi McMahon, nënkryetare e Marketingut Strategjik dhe Partneriteteve Globale, Universal Music Group.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.
Për të dëgjuar këngën e remasteruar, klikoni këtu.