×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa dëmtohen bizneset me rritjen e tatimit në pronë nga viti i ardhshëm? Ja një shembull

    Insajderi
    23 October 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që prej janarit të 2025-ës, pritet të rritet tatimi në pronë deri në trefish. Kjo përveç që dëmton xhepin e qytetarëve, pritet t’i dëmtojë edhe bizneset.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një mostër të realizuar nëpër institucione prej katër rastesh që dëshmojnë se sa dëmtohet një biznes në rast se zbatohet norma progresive në pronë, siç është paraparë nga viti i ardhshëm.

    Në rastin e parë, një biznes që ka vlerë të pronës prej shtatë milionë eurove ka paguar faturë në vlerë prej 11,900 euro. Ndërkaq, në bazë të shkallës tatimore progresive, në vitin 2025 atij biznesi i bie që t’i paguajë 26,100 euro në vit.

    Në rastin e dytë, një biznes që ka vlerën e pronës prej 20 milionë euro, ka paguar 34 mijë euro tatim në pronë. Ndërkaq, me formën progresive të tatimit më 2025-ën paguan 91 mijë euro.

    Ndërkaq, në rast se një biznes me vlerë të pronës 50 milionë euro ka paguar 85 mijë euro këtë vit, nga viti i ardhshëm pritet t’i paguajë 241,100 euro.

    Në rastin e fundit një biznes që ka paguajtur tatim në pronë 204  mijë euro për pronën në vlerë prej 120 milionë, në vitin e ardhshëm pritet të paguajë 591 mijë euro.

    Siç shihet nga shembujt, barra tatimore rritet sidomos për pronat që kanë vlera më të larta. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark