Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior është suspenduar me dy ndeshje moslojë.
Ky dënim vjen pas sjelljeve jo sportive ndaj portierit të Valencias.
Braziliani do të mungojë në dy ndeshjet e radhës në La Liga, atë ndaj Las Palmasit dhe Valladolidit.
Ndërkohë Vinicius do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të enjtes mbrëma ndaj Mallorcas, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.