Sa është paga mesatare në Maqedoninë e Veriut ? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sa është paga mesatare në Maqedoninë e Veriut ?

    Insajderi
    22 October 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Neto-paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht të këtij viti në Maqedoninë e Veriut  ishte 31.871 denarë (517 euro) dhe është për 11,3 për qind më e lartë se muaji i njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

    Rritja ka të bëjë, para së gjithash me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Industria e përpunimit (16,2 %), Objekte akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (16,1 %) dhe Art, argëtim dhe rekreacion (15,6 %).

    Rritje të neto-pagës mesatare mujore të paguar për çdo punëtor, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët:

    Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (4.1%), Furnizim me ujë; largim të ujërave të zeza, menaxhim me mbeturina dhe aktivitete për sanimin e mjedisit (3,8 %) dhe Miniera dhe nxjerrje të gurëve (3,1 %)./ina


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark