Ka statistika të shumta në lidhje me vendet më të shtrenjta në botë kur bëhet fjalë për blerjen e shtëpive. Disa thonë se Monako është vendi më i shtrenjtë, ndërsa të tjerë pretendojnë se është Hong Kongu, Nju Jorku ose Londra. Përgjigja e saktë është e thjeshtë. Është Londra, e cila është shumë larg nga vendet tjera, dhe ka shumë arsye pse. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë mes dy pronave të ngjashme në zonat luksoze të Londrës dhe Nju Jorkut, ne mund ta kemi një ide se si funksionon vërtet kjo. Një apartament luksoz me një dhomë gjumi në Lincoln Square Manhattan, përafërsisht me 100 metra katrorë do t’ju kushtojë rreth 1.8 milion euro, ndërsa një pronë me madhësi të ngjashme në Belgravia London do të kushtojë rreth 4.2 milion euro. Në anën tjetër, në Monako do të kushtojë njëjtë si në Londër, përveç se në Monako ju do të keni një pamje mahnitëse të Mesdheut, ndërsa në Londër dhe Nju Jork ju do të merrni frymë në një përzierje mes monoksid karbonit dhe naftës deri në ditën që ju vdisni. Por, ka një ndryshim të madh, dhe të gjitha këto kanë të bëjnë me ligjet shumë arkaike të pronësisë që ekzistojnë në Britanin e Madhe, në vend se vetë vlera e pronës.
Kur blini një shtëpi në Nju Jork, Monako ose Hong Kong, bëhet e juaja. Ti e zotëron atë plotësisht dhe është e jotja përgjithmonë. Kur blini një apartament në Londër, ajo me siguri do të jetë në një qera, që do të thotë që ju kurrë nuk do ta zotëroni atë, dhe kyështëçmimi i fshehur që e bën Londrën aq të shtrenjtë. Një qira në Londër mund të ndryshojë diku midis 5 dhe 125 vite mesatarisht, edhe pse natyrisht ka përjashtime. Një kontratë qiraje është si një licencë e cila është hartuar në kohë feudale për të mbrojtur pronarët e tokës që lëshojnë vendin me qira. Ky ligj shumë i lashtë ekziston edhe sot për të njëjtën arsye. Natyrisht, mund ta zgjasni qiranë ose ta blini atë pronë, por kjo gjithashtu mund të jetë shumë e shtrenjtë varësisht nga sasia e kohës që i’u mbetet në qira. Dhe nëse nuk jetoni nëatë pronë, atëherë nuk do të keni të drejtë për ta blerë atë. Kompleks dhe i mençur, ky ligj ishte projektuar për të mbrojtur të pasurit, dhe funksionon.
Londra ka qenë gjithmonë një qytet shumë dinamik, veçanërisht kur vie puna te prona. Mes viteve 1998 dhe 2008, çmimet e pronave në Londër gati u trefishuan. Që nga viti 2008, kur krizat globale financiare gati rrëzuan ekonomitë të tëra, çmimet e banesave të Londrës janë rritur në mënyrë të vazhdueshme me pothuajse 15-20% rritje. Kjo ka qenë kryesisht për shkak të numrit të madh të blerësve të huaj, kryesisht kriminelëve rusë që përdorën tregun e pronës së Londrës si një mënyrë për të pastruar paratë e tyre, dhe natyrisht furnizimin dhe kërkesën e përgjithshme. Gjatë 20 viteve të fundit, bankat kanë ofruar shuma të mëdha parash në dispozicion në mënyrë specifike për të dhënë hua për blerjen e pronës, me norma shumë interesante të interesit, ndonjëherë deri në 1.5%. Me norma të tilla të ulëta interesi, kanë bërë blerjen e një prone të përballueshme dhe të gjithë arritën në shkallën e pronësisë. Çmimet e shtëpive u ngritën.
Tregu i pronësimit në Kosovë, sidomos në Prishtinë po zhvillohet gjithashtu me shpejtësi të madhe. Por, çfarë drejtimi po merr, kur do të mbarojë, dhe më e rëndësishmja, si ndikon nëxhepat tonë. Shihet se kosovarët kanë një oreks të madh për blerjen e pronave, dhe kjo është një gjë e mirë.Pronësia ka qenë gjithnjë shumë e inkurajuar në Britani dhe Amerikë gjatë 30 viteve të fundit dhe pavarësisht nga disa recesione, tregu i pronës ka qenë gjithnjë pjesa e parë e ngritjes sëekonomisë, dhe kur ekonomia ngritet, çmimet mbërrijnë majat.Nëse keni blerë një apartament me dy dhoma gjumi në zonën 2 ose 3 në Londër, 20 vjet më parë, do të keni paguar 70.000 euro për atë. Sot, ai apartament i njëjtë mund të jetë me vlerë 800,000 euro, varësisht ngazones se ku ndodhet. Pra, nëse nuk mendoni se prona juaj do të rritet në vlerë, thjesht prisni.
Çelësi i çmimeve të banesave është likuiditeti në sistemin bankar dhe si bankat bëjnë kreditimin e pronave më të përballueshme dhe shumë më të lehtë për të aplikuar, atëherë oreksi për blerje do të rritet.Dhe nuk ka dyshim se bankat në Kosovë po bëjnë një ndryshim.Në vitin 2005 normat e hipotekës në Prishtinë ishin përafërsisht 10% -12%, që sigurisht ishin mjaft të larta. Sot këto norma janë të ulëta deri në 3.99%, dhe ato mund të zbresin edhe më shumë.Një tjetër gjë, që sigurisht ndikon në blerjen e një prone është shuma e depozitimit që nevojitet, e në Kosovë është ende midis 20-30%, ndërsa në Britaninë e Madhe mund të jetë aq e vogël sa 5% për blerësit e parë.Pra, varet tek banka për ta stimuluar tregun, dhe me norma interesi më të ulëta dhe depozita më të ulëta, atëherë tregu mund të lulëzonte për vite me rradhë.Në fund të fundit kjo është e mirë për të gjithë, sepse një treg që lulëzon, do të thotë më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura për komunën.Dhe mos u shqetësoni për recesionet, sepse ato janë gjithmonë të përkohshme.
Për momentin duket se kafurnizim të bollshëm tëapartamenteve në Prishtinë, por kërkesa është ende e fortë dhe cilësia e ndërtimit duket se po përmirësohet ngadalë.Nëse jeni në treg për të blerë banesë, atëherë kërkesa është gjithmonë e njëjtë. Lokacioni, lokacioni, lokacioni, i ndjekur nga dizajni i mirë dhe ndërtimi cilësorë. Qëndroni me këto rregulla të thjeshta dhe shtëpia juaj pothuajse me siguri do të dyfishohet në vlerë gjatë 10-15 viteve të ardhshme.
Sot, një dhomë gjumi në periferi të Londrës mesatarisht do t’ju kushtojë rreth 400,000 euro si çmim fillestar. Në anën tjetër natyrisht qëështë e kundërta. Le të pretendojmë se jeni oligarkë rusë pa kufizim në buxhetin tuaj dhe krahasoni çmimet ndërmjet Londrës, Monakos dhe Nju Jorkut. Në majën më të lartë të tregut të pronës, është një apartament 3000 metra katror në La Tour Odeon Monako, i cili do t’ju rahatojë për 270 milion euro. Krahasoni atë me apartamentin më të shtrenjtë që ofrohet në Shtëpinë e Admiralty në Londër, me vetëm 1500 metra katrorë, dhe do t’ju kushtojë173 milion euro. Pra nuk është një ndryshim shumë i madh, do të mendonit. Por sigurisht që është, sepse në fund të ditës, apartamenti i Shtëpisë së Admiralit në Londër nuk do të jetë me të vërtetë i juaji, dhe kur qiramarrja të mbarojë, kështu do të jetë edhe e drejta juaj për të jetuar atje.
(Alan Fox, zhvillues urban dhe themelues i ChelseaPoint & Bernica Park)