Sa herë mund të dashuroheni me të vërtetë në jetë – Psikologët përgjigjen - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sa herë mund të dashuroheni me të vërtetë në jetë – Psikologët përgjigjen

    Insajderi
    11 January 2021 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këto janë tre dashuritë që mund të përjetoni gjatë jetës tuaj, mos e humbisni rastin për asnjërën.

    Gjatë jetës tuaj, ju dashuroheni shumë herë dhe ndaheni me partnerët tuaj edhe pse mund të lidheni përsëri me ta, shkruan lajmi.net.

    Disa partner kthehen përsëri, disa largohen, duke na bërë të përjetojmë shumë emocione që nuk i kishim menduar, por psikologët thonë se një person mund të dashurohet vërtetë vetëm 3 herë në jetë.

    Dashuria e përrallave

    Shpesh herë, dashuria e parë ndodhë kur jemi shumë të rinj. Ajo mund të duket kaq e fuqishme dhe është fiks sikur në filmat që kemi parë.

    Por në një pikë, gjërat nuk shkojnë në mënyrën se si e mendojmë, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse lidhja përfundon. Por kjo lidhje do iu mësoj shumë rreth mënyrës që duhet të trajtoni partnerin dhe si ata duhet të iu trajtojnë.

    Dashuria e komplikuar

    Dashuria e dytë është më e komplikuara, sepse ne kemi vetëbesim se kemi mësuar se si të mbajmë një lidhje nga eksperiencat e mëparshme dhe zgjedhim një partner të një tipi ndryshe, shkruan lajmi.net. Ose të paktën mendojmë se po.

    Në këtë lidhje, zakonisht manipuloheni, gënjeheni dhe lëndoheni, por përsëri përpiqeni të rregulloni gjithçka. Kjo lidhje iu mëson se sa e rëndësishme është që dashuria të jetë e dyanshme.

    Dashuria e pjekur

    Kjo dashuri vjen në jetën tuaj kur ju nuk e prisni. Vjen aq e papritur sa që nuk iu duket sikur është dashuri e vërtetë, sikur nuk është aq perfekte sa duhet të jetë.

    Por në një lidhje të sinqertë, ku ju ndiheni të qetë dhe rehat, ju nuk keni pritshmëri. Prandaj e pranoni njëri-tjetrin si jeni dhe partneri bënë të njëjtën gjë.

    Kjo dashuri iu mëson të jeni vetja dhe se jnë lidhje nuk ka nevojë të jetë perfekte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark