×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sa herë nuk di kah t’ia mbajë, konsultohem me Dejonën”, çuditë me deklaratë ministrja Haxhiu

    Insajderi
    27 September 2024 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej njerëzve më të votuar në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që mbanë postin e ministrës së Drejtësisë, ka befasuar me deklaratë.

    Ka konfirmuar se shpesh nuk e di se kah t’ia mbajë.

    Dhe se kur gjendet në ketë situatë konsultohet me një person që nuk ka as pozitë qeveritare, as votë e as pozitë të lartë në parti. Me misteriozen Dejona Mihali.

    Haxhiu tha se e donë shumë Dejonën.

    Ministrja e ka vlerësuar aq lart Mihalin, sa që thotë se opozita kanë zili për të.

    Mendoj se është grua shumë e zonja. Vec mendoj t’i kishim pasë edhe dy ose tri Dejona, do me thanë. Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur, njerëz që nuk lodhën kurrë, që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë”.

    “Unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje“, ka thënë Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark