"Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë”

    Insajderi
    18 December 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, të dielën ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

    Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

    Pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kamberi ka postuar edhe një thënie të boksierit Muhammad Ali.

    “Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.’ – Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook.

    Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark