Figura e psikologut në përgjithësi dhe e psikiatrit në veçanti vijon të mos jetë miqësore për shqiptarët. Megjithatë, pandemia Covid19 dhe lufta në Ukrainë duket sikur u kanë larguar drojën të konsultohen me psikologët dhe terapistët .
Megjithatë, a është shkuarja te psikiatri kompleks vetëm i popullit shqiptarë? Kësaj pyetjeje për Gazetën Insajderi i është përgjigjur psikiatri Liron Pepshi.
Ai thotë se shkuarjen te psikiatri e kanë kompleks edhe gjeneratat e vjetra në Gjermani.
“Është interesant se gjeneratat e vjetra, sidomos ata që jetojnë në fshatra të izoluar ende kanë paragjykime për psikiatrin dhe nuk kërkojnë ndihmë deri sa të detyrohen nga të afërmit, diçka që mendoj që është shumë prezentë edhe në Kosovë. Gjeneratat e reja nuk e kanë këtë kompleks, dhe për çdo problem mental, edhe sikur të jetë diçka që zakonisht do të mund të këshilloheshin me shoqëri, kërkojnë ndihmën e psikiatrit ose psikologut“- tha ai.
Pepshi tutje shton se për një vizitë te psikiatri gjermanët presin deri në 9 muaj.
“Kërkesa për terminë është shumë e lartë, dhe klientët detyrohen të presin 6 deri në 9 muaj për një termin” – tha Pepshi.
Derisa shton se;” Largimi i paragjykimeve për psikiatri në Kosovë besoj se do të mundësonte shumë personave të kërkojnë ndihmë adekuate dhe kursejnë vuajtje të mëvonshme“.
Intervista e plotë: