×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Sa kohë kalojmë me telefonat tanë? Përgjigjja është tronditëse

    Insajderi
    01 January 2019 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka një shqetësim ne rritje ne mesin e shumë zotëruesve të smartfonëve për sasinë e kohës që shpenzohet me këto pajisje.

    Google thotë se rreth 70% e përdoruesve të Android që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë “një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.

    Por kjo e vendos sektorin në fjalë në një pozicion të vështirë. Si mund t’i ai klientët e vet të shkëputen nga telefonat e tyre kur, shumë firma, modelin e biznesit e mbështesin pikërisht tek e kundërta?

    BBC thotë se Apple dhe Google kane krijuar këtë vit disa mjete dixjitale – te quajtura Screen Time dhe Digital Wellbeing – te cilat u krijojnë përdoruesve të iPhone-it dhe Android-it mundësinë të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe sa shpesh merren me telefonat.

    Për pjesën më të madhe të atyre që e panë, rezultati ishte tronditës: Në ditën time të parë me gjurmuesin Digital Wellbeing të Android, rrëfen një përdorues, e kam hapur telefonin tim 200 herë dhe kam kaluar më shumë se tre orë me të.

    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për ndergjëgjësim, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do ta shohin më me kujdes kohën e shpenzuar me celularët e tyre, ama nuk ka shanse që t’i heqin fare nga dora!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark