Sa presidentë amerikanë vdiqën në detyrë? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sa presidentë amerikanë vdiqën në detyrë?

    Insajderi
    19 April 2017 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të jesh President amerikan është çuditërisht e rrezikshme. Nga 43 persona që kanë kontrolluar Zyrën Ovale nga viti 1789, tetë kanë vdekur gjatë mandatit të tyre.

    I pari ishte Uilliam Henry Harrison (1841), presidenca e të cilit ishte më e shkurtër në historinë e SHBA, falë fjalimit të tij inaugurues, që ishte më i gjati: ai e mbajti atë nën një rrebesh shiu dhe mori një pneumoni.

    Zachary Taylorin (1850) e zuri kolera vdekjeprurëse nga një qershi e larë në ujë të ndotur. Sëmundja mori gjithashtu Uarren G Harding (1921) dhe Franklin Delano Roosevelt (1945) me një atak dhe hemorragji cerebrale, respektivisht.

    Katër të tjerët: JFK (1963), Abraham Lincoln (1865), Uilliam McKinley (1901) dhe James Garfield (1881) u vranë nga plumba vrasësish, megjithëse Garfield teknikisht i mbijetoi sulmit, por më pas gjaku iu helmua prej veglës së pasterilizuar të kirurgut. /bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark