Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët në verë - Insajderi
×
LifeStyle

Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët në verë

Insajderi
19 June 2024 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Momenti kur shtrihesh në një krevat të pastër me çarçafë të larë e të hekurosur nuk ka të paguar.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit nuk i lajnë dhe ndërrojnë çarçafët aq shpesh sa duhet.

Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët?

Ekspertët e fushës thonë se ka shumë njerëz që i ndërrojnë çarçafët një herë në dy javë e disa të tjerë në tre javë.

Rregulli i artë në fakt është se çarçafët duhen ndërruar një herë në dy javë, megjithatë ky rregull nuk vlen për të gjithë.

Nëse jeni njerëz që djersini shumë, ose jetoni në vende të nxehta, çarçafët duhen ndërruar patjetër një herë në javë.

Sa i përket materialit më të mirë të çarçafëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e pambukut i cili e lejon qarkullimin e ajrit.

Po dysheku?

Dysheku është një nga gjërat që për fat të keq pastrohet më pak në shtëpi.

Atë e veshim me çarçafë të pastër e të parfumosur por harrojmë se dysheku ka nevojë të pastrohet të paktën një herë në javë.

Ekspertët këshillojnë që të përdorni sodën e bukës për pastrimin e dyshekut.

Hapi i parë është që të hiqni të gjithë çarçafët.

Më pas merrni një kullesë të pastër dhe hidhni në të sodën e bukës.

Spërkateni të gjithë dyshekun me sodë buke.

Ky pluhur i bardhë do të eliminojë të gjitha aromat e këqija duke përthithur papastërtitë dhe lagështinë.

Soda e bukës duhet të qëndrojë mbi dyshek për të paktën një orë e gjysmë.

Pas kësaj kohe, shtroni sërish çarçafët e pastër mbi dyshekun, pa hequr sodën.

Mos u shqetësoni për sodën e bukës.

Në krye të javës tjetër kur të lani çarçafët sërish, përdorni fshesë me korent për të thithur sodën e bukës nga dysheku.

Gjatë një jave soda e bukës ka akumuluar të gjithë papastërtitë e fshehura në dyshek.

Një alternativë tjetër është që sodën e bukës ta fshini me fshesë me korrent, që pas orës së parë që ka qëndruar mbi dyshek.

Megjithatë një pastrim i thellë kërkon të paktën një herë në javë.

Nëse dëshironi që dysheku juaj të mbajë aromë të mirë, atëherë mund ta spërkatni me disa pika vaji esencial me aromën e lules së preferuar./ AgroWeb.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark