
Nga ana tjetër, rezultate e këtij hulumtimi tregojnë se në përqindje më të madhe dinë serbisht – 18 për qind e flasin, 49 për qind e kuptojnë pjesërisht, 31 për qind nuk e flasin.
Theksohet se vërehet trendi i përkeqësimit të situatës te të rinjtë, dhe kjo sidomos te shqiptarët nga të cilët 96 për qind janë përgjigjur se nuk dinë të flasin serbisht e vetëm 4 për qind e tyre kanë thënë se dinë pjesërisht këtë gjuhë, transmeton Koha.net.
Shqipen dëshirojnë ta dinë 71,3 për qind e serbëve, ndërsa ky trend te të rinjtë pa pakësohet (62 për qind). Serbishten dëshirojnë ta dinë 73 për qind e shqiptarëve, por vetëm 27 për qind e të rinjve.
46 për qind e serbëve thotë ta ketë pasur rastin të flasë shqip, ndërsa 36 për qind e shqiptarëve thonë ta kenë pasur rastin të flasin serbisht. Kontakte me bashkësinë tjetër nuk ka 39 për qind e shqiptarëve dhe 31 për qind e serbëve, ndërsa 41 për qind e serbëve kanë deklaruar se nuk e ka asnjë mik ose të njohur që e flet gjuhën shqipe.
Hulumtimi ka treguar se serbët e shqiptarët e zhvillojnë bisedën në gjuhën serbe në 82 për qind të rasteve, në anglisht 9 për qind, në shqip 7 për qind, ndërsa në gjuhët tjera vetëm 2 për qind.
Në pyetjes se “a jeni për futjen e gjuhës shqipe lëndë zgjedhore”, 34 për qind e serbëve kanë thënë po, ndërsa për futjen e lëndës gjuhë serbe janë 44 për qind e shqiptarëve./ Insajderi.com