Sa vdekje nga Covid-19 janë të pranueshme në një botë post-pandemike? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Sa vdekje nga Covid-19 janë të pranueshme në një botë post-pandemike?

    Insajderi
    09 August 2021 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Smriti Mallapaty

    “Nature”

    Më 24 prill, rajoni i Perthit në Australinë Perëndimore, hyri në një bllokim të përkohshëm 3-ditor, kur 2 persona dolën pozitivë ndaj SARS-CoV-2,rastet e para në komunitet, të regjistruara jashtë karantinës së hotelit në këtë rajon në më shumë se 1 vit.

    Pabet, palestrat dhe terrenet e mbyllura të lojërave, dhe aktivitetet e tjera u anuluan dhe njerëzit u mbyllën në shtëpitë e tyre. Australia është pjesë e një grupi vendesh – përfshirë Butanin, Kinën dhe Zelandën e Re – që ka aplikuar qasjen e tolerancës zero.

    Sa herë që zbulohen vatra të reja, përgjigja është e shpejtë dhe e rëndë:testime masive, bllokime dhe kufijtë mbyllur. Por kjo qasje nuk mund të vazhdojë pafundësisht. “Ne duhet të pranojmë që njerëzit do të infektohen, do të shkojnë në spital, dhe do të vdesin nga Covid-19 në të ardhmen”- thotë James Mccaw, epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Melburnit, që këshillon qeverinë australiane në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

    Ndërsa po vaksinohen gjithnjë e më shumë njerëz, shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetësisë po mendojnë se si shoqëritë mund të bashkëjetojnë me virusin, dhe çfarë niveli rreziku janë ata të gatshëm të tolerojnë. Në disa vende, të tilla si Australia, ky prag është i ulët.

    Por në disa kombe të shkatërruara nga një viti gjatë kufizimesh, si India dhe Shtetet e Bashkuara, komunitetet mbeten të hapura edhe përballë nivelit të lartë të transmetimit të koronavirusit.

    Vende të ndryshme, përgjigje të ndryshme

    Studiuesit thonë se nuk ka një numër të pranuar universalisht të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, të cilin shoqëritë do ta konsideronin të pranueshëm. Por janë disa situata, të cilatshumica e kombeve do të bëjnë çmos që t’i shmangin, sikurse janë vdekjet e tepërta të shkaktuara nga mbingarkesa në spitale.

    Vdekjet e përvitshme nga sëmundje të tilla si gripi – të cilat para pandemisë vrisnin 250.000-500.000 njerëz çdo vit në mbarë botën – ofrojnë një lloj barometri. Në Izrael, ku normat e vaksinimit anti-Covid janë të larta dhe jeta po i rikthehet normalitetit, njerëzit mendojnë sedisa vdekje në ditë janë një numër i pranueshëm, thotë Eran Segal, biolog në Institutin e Shkencës Weizmann në Rehovot, që ka ndërtuar modelet mbi sjelljen e pandemisë dhe këshillon rregullisht qeverinë.

    Shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetit publik, po fillojnë diskutimet rreth nivelit të pranueshëm të rrezikut. Por vendimet përfshijnë faktorët kulturorë, etikë dhe politikë, dhe ato ndryshojnë shumë midis rajoneve.

    “Secili vend do të vendosë pragun e tij”- thotë Sylvie Briand, shefe e menaxhimit të rreziqeve infektive në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, Zvicër. “Çdo vend është pothuajse një eksperiment tjetër në politikën publike”- shprehet Michael Osterholm, epidemiolog në Universitetin e Minesotës, SHBA.

    Nivelet e pranueshme të rrezikut

    Studiuesit janë ende të paqartë se si vdekjet vjetore nga Covid-19 do të krahasohen me vdekjet që shoqëritë kanë qenë të gatshme t’i pranojnë nga gripi dhe sëmundje të tjera endemike. Vetëm në Britaninë e Madhe, epidemitë sezonale të gripit vrasin mijëra njerëz çdo dimër.

    “Ky duket të jetë një rrezik i pranueshëm për shoqërinë, dhe vetëm vaksinimi i përsëritur, poredhe disa masa të vazhdueshme të distancimit social, mund t’i mbajnë në këtë nivel vdekjet nga Covid-19”-thotë David Spiegelhalter, statisticien në Universitetin e Kembrixhit.

    Por pandemia ka bërë që disa shoqëri të jenë më pak tolerante ndaj rrezikut të vdekjeve nga infeksionet e frymëmarrjes. Për shembull, në Zelandën e Re mbylljet gati eliminuan incidencën e gripit dhe virusit sincital të frymëmarrjes, një shkak ky i zakonshëm i së ftohurës së zakonshme.

    Tani, studiuesit atje po diskutojnë nëse është i pranueshëm rikthimi tek shifrat e mëparshmetë vdekjeve nga këto patogjenë, apo nëse duhet bërë më shumë përpjekje për t’i kontrolluar ato. Ndërkohë, Covid-19 paraqet rreziqe unike që i bëjnë të vështira krahasimet me gripin.

    Ai është një virus i ri më vdekjeprurës sesa gripi i zakonshëm, dhe kjo do të thotë se përhapja e tij e pakontrolluar, mund të përshkallëzohet shpejt në një situatë katastrofike në spitale, thotë Segal.

    Gjithashtu, shoqëritë do të detyrohen të marrin në konsideratë ndikimin e “Covidit të Gjatë”, simptomat e vazhdueshme që prekin 10–20 për qind të të infektuarve, thotë Alex James, modeluese matematikore në Universitetin e Kantërbërit në Kristçërç të Zelandës së

    Re. Edhe nëse vdekjet do të jenë të ulëta dhe spitalet mund të përballen me situatën, nëse shumë njerëz përfundojnë me aftësi të kufizuara afatgjata për shkak të Covid-19, ky do të ishte një sinjal se normat e infeksionit janë shumë të larta, thotë ajo.

    Ndalimi i mbingarkesës në spitale

    Një faktor që përcakton atë që venet do të konsideronin një nivel të pranueshëm të shtrimevenë spitale dhe vdekjeve, do të jetë kapaciteti i sistemit shëndetësor, përfshirë aftësitë e njësive të kujdesit intensiv (ICU). “Nëse do të duhet të shtyjmë operacionet e tjera sepse ICU-të tona janë plot me pacientë me Covid-19, atëherë është një pozitë shumë e dobët”- shton James.

    Segal vlerëson se Izraeli e arrin këtë pikë kur në gjithë vendet mbushen 500 shtretër ICU. Përtej këtij pragu, cilësia e kujdesit shëndetësor bie me shpejtësi dhe nivelet e vdekjeve rriten. Sipas tij, përtej kësaj pike duhet vënë në zbatim një bllokim i ri.

    Britania e Madhe e ka ndjekur këtë rregull të përgjithshëm gjatë gjithë pandemisë. Në gjithë vendin ka pasur gjithsej 3 mbyllje, dhe secila ka filluar kur “ishte e qartë se numri i rasteve po rritej deri në atë pikë, sa që spitalet nuk ishin në gjendje që ta përballonin”- thotë Graham Medley, modelues i sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, që këshillon zyrtarisht qeverinë britanike për pandeminë.

    Një ndryshim i “ekuacionit”të rrezikut

    Që kur nisi pandemia, ekuacioni i rrezikut – mënyra sesi njerëzit balancojnë rreziqet nga infeksioni përkundrejt problemeve të shkaktuara nga kufizimet e ashpra – ka ndryshuarshumë. Në fillim, shumë vende e krahasuan pandeminë aktuale me atë të Gripit Spanjoll që nisi në vitin 1918, dhe që i mori jetën të paktën 50 milionë njerëzve, thotë Briand.

    Por që nga ajo kohë, perceptimet kanë ndryshuar. Njerëzit kanë balancuar rreziqet nga Covid-19 me konsiderata si rritja e papunësisë, thotë ajo. Dihet se rreth 3.2 milion njerëz kanë vdekur deri tani nga Covid-19, dhe shifra përfundimtare nuk pritet të jetë aq e lartë sa në vitet 1918-1920.

    Por 1 vit rraskapitës, i ka bërë disa njerëz më pak të gatshëm që të respektojnë kufizimet, dhe politikanët po hezitojnë që t’i rivendosin ato. Për shembull, kur pati rritje të rasteve me varianti B.1.1.7 në një pjesë të shteteve qendrore të SHBA-së në fillim të këtij viti, transmetimi arriti nivelet që kishin shkaktuar kufizime në fillim të pandemisë.

    Por këtë herë përgjigjja ishte shumë më e heshtur. “Sot, toleranca e njerëzve është shumë e ndryshme”-thotë Osterholm. Një vit më parë, frika nga një virus i panjohur i nxiti qeveritë të vinin në zbatim kufizime të ashpra të aktiviteteve sociale.

    Tani rreziqet janë më të njohura, dhe njerëzit kanë filluar që t’i peshojnë ato në jetën e tyre të përditshme, thotë Medley. Kjo do të thotë se njerëzit mund të jenë më të gatshëm se më parë që të pranojnë rrezikun e një niveli të caktuar të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark