Sa vota i morën Kurtesht e Vetëvendosjes në Gjilan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Sa vota i morën Kurtesht e Vetëvendosjes në Gjilan

    Insajderi
    11 October 2019 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosjen me 203 mijë e 052 vota apo 25,49 për qind.

    Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë edhe në komunën e Lutfi Hazirit, me plotë 17 mijë e 864 vota apo 39,75%.

    Insajderi ka mësuar se si kanë votuar gjilanasit për dy përfaqësuesit e tyre të Vetëvendosjes nga kjo komunën, Ismajl dhe Sami Kurteshin.

    Ismajl Kurteshi ka arritur të marrë 2 mijë e 836  vota nga bashkëvendësit e tij kurse Sami Kurteshi ka marrë 1 mijë e 394 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në komunën e Gjilanit u radhite e dyta me 12 mijë e 217 vota. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark