Sa zgjat dhe si përhapet Lija e Majmunit - tregon infektologu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa zgjat dhe si përhapet Lija e Majmunit – tregon infektologu

    Insajderi
    27 December 2024 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR është konfirmuar një rast i importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e Majmunëve.

    Pas kësaj Infektologu Izet Sadiku ka treguar se si përhapet sëmundja ‘Lija e Majmunit’ dhe sa zgjatë kjo sëmundje.

    Sadiku thotë se kjo sëmundje përhapët nga spërklat, kontakti ballë për ballë, prekje lëkurë me lëkurë si dhe përmes marrëdhënieve sekusale.

    “Lija e Majmunit është një sëmundje virale, zakonisht ka qenë e përhapur te majmunët dhe brejtësit dhe konsiderohet që brejtësit pastaj e përhapin te njeriu.

    Bartet edhe nga njeriu në njeriu. Sëmundja ka një ikubacion, pra prej kur infektohet deri kur paraqitet shenjat e sëmundjes, shkojnë prej 5 ditëve deri në 21 ditë, pra në atë periudhë njeriu nuk e di se është infektuar. Bartja bëhet me stërpika, prekjes lëkura më lëkurë, dhe përmes marrëdhënies seksuale. Shenjat e para mund të jenë sikur sëmundjet e tjera virale si ethet, temperaturë, dhimbje të nyjeve, pra në forma të lehta”.

    Tutje ai tregon se kjo sëmundje zgjatë nga dy deri në 4 javë dhe thekson se për këtë sëmundje nuk duhet të shkaktohet panik, por të shtohet kujdesi.

    “Forma më të rënda mund të jetë me puçrra në fytyrë.2 deri në 4 javë zgjat sëmundja. Nuk duhet të shkaktohet panik”, tha ai në emisionin ‘Frontal’ në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark