×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sabit Geci është shpiuni më i madh”- dëshmitari Imeri e bën nervoz gjykatësin, ndërhyn dy herë

    Insajderi
    02 September 2024 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari Imer Imeri, aktivist i LDK-së përgjatë kohës së luftës, po dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Imeri është duke u marrë në pyetje nga Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi që përfundoi dëshminë për prokurorinë dhe mbrojtjen e viktimave, shkruan Insajderi.

    Përgjatë intervistimit nga ana e avokatit, atij iu është kërkuar të përgjigjet me po ose jo. Mirëpo, i njëjti është zgjeruar në përgjigje, duke hedhur akuza në drejtim të Sabit Gecin.

    I pyetur nga avokati që të përgjigjet me po ose jo nëse Geci e kishte ndaluar atë për ta pyetur se si kishte arritur ta dërgojë vëllain për mjekim në Mitrovicë, dëshmitari kishte devijuar përgjigjen.

    “Ma kanë marrë kerrin dhe më kanë çu me kerr të policisë atje. Sabiti ndoshta ka dashtë me ditë mos ka qëllu ndonjë jaran i tij… Nuk e di a më ka pyet, por policia serbe na ka çu me kerr të ushtrisë. Kjo është e shkrume aty, tana janë ato të vërteta… Sabit Geci është shpiuni më i madh. Tradhtari më i madh i dheut është Sabit Geci”, deklaroi Imeri.

    Krejt kjo ngjalli reagimin e gjykatësit Charles L. Smith, i cili ia tërheqi dy herë vërejtjen dëshmitarit Imeri.

    “Dëshmitar, pyetja është shumë e thjeshtë dëgjoje me vëmendje pyetjen, nuk na duhen detaje të mëtutjeshme, po kemi nevojë pyesim vetë. Dëgjojeni edhe një herë pyetjen dhe përgjigju me po ose jo”, tha ai.

    VIDEO nga momenti që “acaroi” gjykatësin:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark