Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka njoftuar se banorët e fshatit Grashticë janë duke e mbështetur fuqishëm programin e LDK për ndryshimin në Kosovë.
Sadiku ka thënë se me 9 shkurt, çdo votë për Lidhjen Demokratike të Kosovës do të jetë një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më prosperuese për vendin.
“Banorët e fshatit Grashticë fuqishëm e përkrahin programin e #LDK për ndryshimin në Kosovë. 🇽🇰 Me #9Shkurt çdo votë për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më prosperuese për vendin tonë”, shkroi ai në Facebook.
Izet Sadiku në këto zgjedhje mban numrin 35.