Kandidati i LDK’së për deputet, Izet Sadiku, të dielën do të jetë mysafir në emisionin “Fakte” me Adnan Merovcin.
Në promon që Sadiku e ka shpërndarë ai thotë se një pjesë e Forumit të Rinisë së LDK’së ka kaluar në UÇK.
Ai shtoi se nuk ka pasur nevojë ta pyesë kryetarin e LDK’së Ibrahin Rugova të shkojë në luftë apo jo.
“Ne kemi organizuar atë kohë jetën kulturore dhe sportive, kemi kontribuar shumë edhe në jetën studentore. Në vitin 1998 në kohë lufte ne jemi bërë anëtarë të rregullt në Çeki të konservatorëve të rinj të Evropës. Forumi i Rinisë ka qenë një nga organizatat që ka kontribuar dhe një pjesë e tyre kanë kaluar në grupet guerile apo në grupet e UÇK’së. Asnjëherë nuk ka pasë rekomandim, as nuk kam pasë nevojë me vet unë kryetarin a shkoj në luftë unë a jo si individ”, tha ai.