Sadiku njofton se ka nisur dezinsektimi dhe shpërndarja e larvicideve në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadiku njofton se ka nisur dezinsektimi dhe shpërndarja e larvicideve në Prishtinë

    Insajderi
    18 June 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka njoftuar se ka filluar faza e parë e dezinsektimit në kryeqytet përmes aplikimit të larvicideve dhe adulticideve, shkruan Insajderi.

    Sipas planit dinamik të publikuar nga komuna, dezinsketimi do të realizohet në dy mënyra: përmes hedhjes së larvicideve në ambiente me ujë të ndenjur dhe përmes automjeteve ULV gjeneratore që spërkasin hapësira publike gjatë orëve të mbrëmjes.

    Procesi ka nisur më 18 qershor dhe do të zgjasë deri më 22 qershor, duke përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës, përfshirë edhe zonat rurale si Hajvali, Bernicë, Bardhosh, Trude, etj.

    Aplikimi po bëhet çdo ditë nga ora 09:00 për larvicidet dhe nga ora 20:00 për spërkatjen me kamionë ULV.

    Komuna ka bërë me dije se larvicidet dhe adulticidet do të aplikohen edhe në bodrume dhe hapësira banimi ku ka ujë të ndenjur ose të paqarkulluar, për të parandaluar shumimin e insekteve bartëse të sëmundjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark