Kreytari i ri i Londrës, Sadiq Khan, ka ofruar ndihmë Hillary Clintonit për të mundur Donald Trump në garën për president të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se është i gatshëm të ofrojë përvojën nga fushata e tij zgjedhore tek kandidatja demokratike Clinton.
Ai ka thënë se po planifikon që të udhëtojnë në Amerikë para përfundimit të këtij viti, njofton The Independent.
Khan është kryetari i parë mysliman i ndonjë kryeqyteti të madh perëndimor, ndërsa mospajtimi i tij me Trump vije për shkak se kandidati republikan ka thënë se po të zgjedhej president, do të bënte një ndalim të përkohshëm të myslimanëve për të hyrë në Amerikë./Insajderi.com