Në një kohë shumë të vështirë kur numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, veç po rritet dhe nevoja për ndihmë mjekësore është shumë e nevojshme, një veprim aspak i mirë ka ndodhur nga moderatori i “Kojshia Show”, Sadri Imeri, i cili i ka bërë një kamerë të fshehtë ekipi mjekësor i Emergjencës në Ferizaj.
Kjo gjë është kritikuar mjaft shumë nëpër rrjete sociale, teksa qytetarët kanë dënuar veprimin e Imerit.
Pas kritikave të shumta që mori në lidhje me keqpërdorimin e ambulancës në kohë pandemie, Sadri Imeri, ka dalë me një sqarim.
Ai thotë se kjo video është bërë në bashkëpunim me profesionistët shëndetësor, teksa thekson se qëllimi ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve në këtë kohë emergjente.
“Ne te njejten kohe gjithe atyre qe nuk kan mundur ta kuptojn ose ta pranojn kete mesazh senzibilizimi,ju them se kjo eshte bere ne Bashkpunim me Profesionist te fushes se mjeksis,pershkak te vetedijesimit te qytetareve sidomos ne kete kohe emergjente!”, ka shkruar ai.
Tutje, Imeri thotë se njëra ndër gjërat më negative është thirrja e ambulancës pa nevojë.
“ E verteta eshte se ne gjithmone jemi ata qe duhet perqeshur me gjerat negative dhe mendoj qe nje nga gjerat me negative eshte thirja ambulances pa nevoj,e thirja ekipit mjeksore pa nevoj ose ne situata jo fort te nevojshme! Respekt per ata te papunet qe perqeshin njerzit qe punojne!”, ka përfunduar ai./ Insajderi.org