Në seancën e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, u zhvillua gjyqi për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkoi ndryshimin e masës së dënimit për arsye shëndetësore.
Sot, ekspertët mjekoligjorë bënë betimin para gjykatës dhe morën detyrat për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit.
Detyrat që do t’u caktohen ekspertëve përfshijnë:
Ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në seancën e ardhshme, që do të zhvillohet më 23 dhjetor. Sipas avokatit të Safet Gjicit, Markeljan Jançe, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zgjerim të aortës dhe diabet i formës së rënduar.