×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Saimir Strati synon rekordin e dhjetë në Guinnes me portretin për Nënën Terezë

    Insajderi
    05 November 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portreti i Shën Terezës ka filluar të marrë formë nga duart e mjeshtrit Saimir Strati, i cili me këtë vepër të dhjetë pritet të shënojë vitin jubilar në Guinness.

    Ngjitur lart, artisti po punonte me një kënaqësi të jashtëzakonshme në Muzeun e Kosovës.

    Në një platformë druri të sofistikuar, do të përdoren rreth 1.5 milionë kopsa teli me dy ngjyra, është e bardha dhe kafja, sepse ky material kaq mundësi të jep, por diku diku ka edhe pak tredimensional, dhe sipas mjeshtrit, kjo është një teknikë relativisht e vështirë, nga më të vështirat e rekordeve që ai ka kryer.

    Ky rekord do të mbajë dimensionin 10 metra katrorë. Ideja për një vepër të tillë ka qenë e ndërlidhur me shumë gjëra, e Strati ka zbërthyer për KultPlus disa prej tyre në ditën e katërt të punës.

    Ai tha që ideja për të bërë një rekord të dhjetë, ishte që kësaj radhe të bëjë diçka për Nënë Terezën, gjë që gjithmonë e kishte paramenduar, por materialin se kishte gjetur, thjeshtë ishte subjekti për Nënën Terezë.

    Por, idenë e ka plotësuar duke parë në lajme fluksin e emigrantëve dhe ku diku në një shtet kishin vendosur tela me gjemba, në mënyrë që t’i ndalojnë njerëzit dhe aty artisti kishte thënë ‘Vetëm Nënë Tereza i shpëton këta njerëz’.

    “Aty më erdhi ideja që duhet të gjejë diçka që ka të bëjë me tela. Kënaqësia më e madhe është që Nënë Tereza është me origjinë shqiptare, ne vërtetë jemi një vend i vogël por ja që edhe ne bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë për KultPlus Strati.

    Sipas Stratit, autorët e rekordeve Guinness në Londër e kanë pranuar si tentativë dhe tashmë pritet që ta përfundoj veprën, por çdo ditë ai ju dërgon fotografi online në Londër.

    “Puna është paraparë të përfundoj për një muaj. Kam ardhur më 1 nëntor për ta përfunduar më 30 nëntor, por unë dua ta përfundoj më 28 nëntor, sepse neve ashtu na shijon më shumë. Ishte ftesa e drejtorit të Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj dhe unë e prita me një po të madhe, pa u menduar fare”, u shpreh tutje Strati.

    “Studiuesit thonë se Nënë Tereza ka lindur në Kosovë, kështu që një kthim në vendlindje është diçka shumë e mirë. Këtë vit unë do ta quaja viti i Nënë Terezës. Ne nuk mund të bëjmë dot atë që ajo ka bërë, por sado pak, qoftë edhe për sensibilizimin të tregojmë që ne e duam paqen dhe jemi paqësorë dhe ne dimë të shfaqim edhe vepra arti”, ka thënë tutje artisti.

    Mjeshtri i veprës, nuk e mohoi faktin se kjo punë ka vështirësitë e veta, por ai veprat i mat me kënaqësi.

    “Këtë vepër po e punoj me kënaqësinë më të madhe. Në fund të fundit do të ngjajë si një punim me filigran ose të jetë një xhevahir ashtu siç ajo e ka bërë veprën edhe unë këtë ide kam, që drita të luaj bukur dhe shikuesit të jenë të kënaqur. Është një vepër që i ngelet dhuratë Kosovës nga unë”, është shprehur Strati.

    Më datën 30 nëntor do të dërgohen të gjitha materialet në Londër, përveç këtyre të përditshmet që ju dërgojnë dhe do të bëhet një matje dhe një verifikim. Pas datës 30 nëntor, nga dy deri në katër javë do të kthehet përgjigjja, që do të thotë brenda vitit do të mësohet gjithçka.

    “Çdo rekord ka emocionet e veta por ky është jubilar, ky është një rekord më vete sepse askush tjetër në botë nuk e ka bërë dhe kjo është pjesë që më bënë të ndihem mirë dhe shumë krenar”, ka përfunduar rrëfimin e tij për këtë vepër të madhe arti, mjeshtri i rekordeve Saimir Strati.

    ntnena-terr

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark